Infermierja pushohet nga puna pasi refuzoi të bënte vaksinën anti-COVID

Bota

Infermierja pushohet nga puna pasi refuzoi të bënte vaksinën

Një infermiere në Terni është pushuar nga puna pasi refuzoi të merrte vaksinën anti-covid. Ajo shkoi deri në gjykatë për të apeluar vendimin, por gjyqtari e hodhi poshtë kërkesën e saj, dhe e e gjykoi masën e dhënë ndaj saj si “adekuate dhe proporcionale”.

Gruaja, përgjegjëse për të ndihmuar të moshuarit mohoi bërjen e vaksinës në shkurt, duke thënë se ishte kundër një trajtimi shëndetësor – argumentoi ajo – ende i një natyre eksperimentale, pa i ditur më parë efektet e tij.

Gjykatësi, megjithatë, konfirmoi legjitimitetin e dispozitës duke deklaruar se punonjësi duhet të “respektojë – lexon urdhëresën – detyrat e sakta të kujdesit dhe sigurisë për mbrojtjen e integritetit psiko -fizik të tij dhe të të gjithë palëve të treta me të cilat vjen në kontakt “.

ME TE LEXUARAT