Po luante me armën, 22-vjeçari vret gabimisht të dashurën dhe më pas i merr jetën vetes

Bota

Po luante me armën, 22-vjeçari vret gabimisht të dashurën

Një 21-vjeçare ka humbur jetën në Fairbanks të Alaskës pasi u qëllua aksidentalisht nga i dashuri i saj 22-vjeçar.

Sipas policisë lokale, Landon Lowrance po luante me një revolver dhe po e drejtonte atë në drejtim të CloeRae McBrayer kur arma u shkrep, shkruan “The Sun”.

Ngjarja ndodhi më 16 shtator rreth orës 21:12. Një mik i 22-vjeçarit telefonoi shërbimet e emergjencës dhe raportoi të shtënën.

Kur policia mbërriti në banesë gjeti 21-vjeçaren të pajetë. Lowrance u gjet i plagosur rëndë pasi kishte qëlluar veten me një armë tjetër.

Ai u transportua në spital ku më pas ndërroi jetë. Policia e ka klasifikuar vdekjen e tij si vetëvrasje.

Hetimet për rrethanat e ngjarjes vijojnë.

Familjarët e McBrayer kanë bërë të ditur se ajo ishte pranuar së fundmi në Universitetin e Alaskës në Fairbanks për të studiuar për mësuese.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion