Dj në rini, Basha rrëfehen kohën në Holandë: Kam pasur dëshirë të merrem me muzikë, shkoja në disko

Lulzim Basha i ftuar në “E diela Shqiptare”, bashkë me bashkëshorten e tij, Aurela, ka folur për vështirësitë e rinisë. Moderatori Ardit Gjebrea tha se Basha në rini është marrë me muzikën dhe si Dj.
Lidhur me këtë, Basha nisi rrëfimin e tij. Ai tha se gjatë kohës si student në Holandë, ai e pa muzikën si një hobi.

Ai tha se atje jashtë njohu shumë muzikë perëndimore dhe kështu nisi të merrej me këtë fushë.Kryetari i PD tha se ka njohur në atë kohë edhe një muzikant australian, që e afroi edhe më shumë me muzikën. Ai tha se nuk ishte një Dj i mirëfilltë, por ishte pranë diskove, që në atë kohë i frekuentonte shumë.


