33-vjeçari në “arrest shtëpie” bëhet objekt i një sulmi me eksploziv në Patos (Emri)

Aktualitet

33-vjeçari në “arrest shtëpie” bëhet objekt i
Një ngjarje e dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në Patos.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 05:05, 33-vjeçari Mateos Pashaj, i cili ndodhet me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, ka njoftuar sallën operative se i është dëmtuar porta rrethuese e banesës, dyshohet si pasojë e përdorimit të lëndës plasëse.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe dokumentuar ligjërisht ngjarjen.
 
Njoftimi i policisë:

Patos/Informacion paraprak

Më datë 16.11.2026, rreth orës 05:05, shtetasi M. P., 33 vjeç, banues në Patos (me masë sigurie “Arrest në shtëpi”), ka njoftuar sallën operative se i është dëmtuar porta e rrethimit të banesës, dyshohet me lëndë plasëse.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion