Cardi B ndez rrjetin me flamurin Shqiptar

Showbiz

Cardi B ndez rrjetin me flamurin Shqiptar

Reperja e njohur botërore, Cardi B, ka surprizuar sërish fansat shqiptarë me një gjest që u prit me shumë emocion.

Vetëm pak javë pasi një video e saj ku pyeste një djalë shqiptar për “përkthimin” e emrit të saj në shqip u bë virale, artistja është shfaqur në një tjetër moment të veçantë pranë komunitetit shqiptar.

Në një event madhështor, i cili besohet të jetë i lidhur me promovimin e albumit të saj më të fundit “Am I the Drama?”, Cardi B është fotografuar pranë një të riu shqiptar, i identifikuar si Drino.

Por më shumë se shoqëria e rastësishme, ajo që mori vëmendjen kryesore ishte detaji simbolik: reperja mbante mbi supe flamurin shqiptar.

Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në Instagram, duke ngjallur reagime të shumta pozitive.

Shumë fansa shqiptarë e cilësuan këtë si një akt respekti dhe afërsie, ndërsa të tjerë theksuan se Cardi B po krijon një lidhje të veçantë me kulturën shqiptare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion