Spektakël i meteorëve, yje që bien edhe në qiellin e Tiranës mbrëmjen e sotme

Nata e 12 gushtit pritet të sjellë një nga spektaklet më të bukura astronomike të verës: reshjen e meteorëve Perseidë. Ky fenomen, i njohur për numrin e madh të “yjeve që bien”, mund të vëzhgohet edhe me sy të lirë.
Kulmi i shiut të meteorëve ndodh natën mes datave 12 dhe 13 gusht. Për Tiranën, këtë vit kushtet do të jenë veçanërisht të mira sepse Hëna e re nuk do ta ndriçojë qiellin fort dhe ata që do të jenë larg dritave të qytetit do të shohin më shumë “yje që bien”.
Nuk nevojitet teleskop apo pajisje e veçantë për ta shijuar këtë fenomen. Mjafton të gjeni një vend të errët, të shikoni drejt qiellit dhe t’u jepni syve rreth 20–30 minuta për t’u përshtatur me errësirën.
Koha më e mirë per vrojtim është pas mesnate, sidomos rreth 02:00–05:00, para agimit.
Perseidët krijohen kur Toka kalon përmes gjurmës së grimcave të lëna pas nga kometa 109P/Swift-Tuttle. Kur këto grimca hyjnë në atmosferën e Tokës me shpejtësi shumë të madhe, digjen dhe krijojnë vijat e ndritshme që shohim në qiell si meteorë.


