Britney Spears nuk ndalet, kërkon të heqë babanë nga detyra si kujdestari i saj

Showbiz

Britney Spears nuk ndalet, kërkon të heqë babanë nga detyra

Lufta e këngëtares Britney Spears me babanë e saj nuk ka mbaruar ende. Këngëtarja 39-vjeçarja ka vendosur së fundmi që të heqë zyrtarisht babain nga detyra si kujdestar i saj. Një ditë më parë, avokati i saj, Matheë Rosnegart, paraqiti një kërkesë në gjykatë për të hequr babain e saj si kujdestar dhe për ta zëvendësuar me Jason Rubin, një llogaritar i autorizuar në Certified Strategies Inc, për të menaxhuar pasurinë e saj, e cila vlen 58 milionë dollarë.

“Znj. Spears parashtron me respekt se Gjykata duhet të emërojë të nominuarin e saj, është një preferncë inteligjente dhe objektive për të nominuar një person të kualifikuar, profesionalisht i besuar në këto rrethana. Për më tepër, znj. Spears pohon me respekt se duke pasur parasysh njohjen e Gjykatës në 14 korrik 2021, duke dëgjuar se znj. Spears ka kapacitet të mjaftueshëm për të zgjedhur avokatin e saj ligjor, ajo gjithashtu ka kapacitet të mjaftueshëm për të bërë këtë nominim”, thuhet në kerkësen e dërguar në gjykatë.

Britney Spears nuk ndalet, kërkon të heqë babanë nga detyra

Takimi i radhës në gjykatë për Britney Spears është caktuar në datë 13 dhjetor.

ME TE LEXUARAT