Kokaina e kapur në Durrës në bananet e ‘Alba Ekzotik”, mësohen detaje të reja

Aktualitet

Kokaina e kapur në Durrës në bananet e ‘Alba

I njëjti grup kriminal që trafikoi 137 kg kokainë shtator të 2019 në portin e Durrësit, sasi e cila u zëvëndësua me oriz në atë kohë, dyshohet se është i përfshirë edhe në trafikimin e 2 rasteve të tjera të kapura këtë korrik sipas informacioneve të siguruar nga SPAK.

Mësohet se vendi ku është vendosur lënda narkotike, fakti që ështe sjellë nga Ekuadori, dhe sasia e trafikuar tregon se për të realizuar këtë linjë trafiku përveç financimit të madh, kërkon edhe kontakte të shpeshta dhe organizmim mes shitësve në Ekuador dhe blerësve në vendin tonë.

Kokaina e kapur në Durrës në 13 korrik ishte e ndarë në 14 pako, 8 prej të cilave me nga 1.1 kilogramë dhe 6 me nga 4 kilogramë, bashkë me paketimin. Sipas materialeve të referuara në dosjen e SPAK, pakot ishin të mbështjella me natriban dhe ndryshe nga herët e tjera nuk kishin asnjë shenjë.

Kontenieri është kapur nga kontrolli me skaner, por hetuesve iu është dashur goxha kohë deri në gjetjen e lëndës narkotike. Pasi kishin shkarkuar një pjesë të mallit, e kishin kontrolluar pjesën e brendshme, në vendin ku ishte konstatuar me ngjyrë “Red”, te kuqe, agjentët nuk e kanë gjetur. Më pas, nga kontrollet e jashtme, kanë arritur ta gjejnë atë te makineria e kondicionerit.

Pikërisht kjo vendosje, si dhe fakti që ishte dërgesë e porositur nga Alba Ekzotik Fruit, çoi Prokurorinë e Durrësit të shpall moskompetencën. Dosjet janë bashkuar nga Spak dhe po hetohen në një të vetme, kjo për shkak se në te dyja rastet trafiku është bere nga e njëjta kompani. Megjithatë, hetuesit nuk kanë asgjë konkrete në dorë, për zbardhjen e emrave të tjerë të implikuar.

ME TE LEXUARAT