“I lodhur dhe i paaftë për punë”, gjyakata kroate lë në burg shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik

Kosovë&Rajon

“I lodhur dhe i paaftë për punë”, gjyakata kroate

Gjykata kroate ka lënë në burg shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik dy ditë më parë në Kroaci, e për pasojë humbën jetën 10 emigrantë shqiptarë.

“Shoferi ishte i lodhur momentin që humbi kontrollin e autobusit dhe i paaftë për ta drejtuar në mënyrë të sigurt”, mësohet të ketë thënë gjykata.

Gjyqtari Mille Solldo ka shtuar së Kroacia ka marrëvëshjë bashkëpunimi më Kosovën në çështjët pënalë, ndonësë ë njëjta nuk parashëh ëdhë ëkstradimin ë shtëtasit kosovar, andaj ëdhë është caktuar masa ë paraburgimit. “Procedurat do të zhvillohën në Kroaci. Por, sipas marrëvëshjës në mës të Kosovës dhë Kroacisë, ekziston mundësia ligjorë që procëdura të zhvillohet ëedhe në Kosovë. Por, për këtë duhet pajtimi i dy shtetasve. Mbrojtja mund ta kërkojë një gjë të tillë, por propozimi duhet të bëhet nga shteti”, ka thënë ai, ndërsa bëri më dije se gjatë ditës së martë, pritet të merrën në pyetje edhe disa dëshmitarë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa avokati tha se klienti i tij nuk dha asnjë dëshmi. “Gjyqtari urdhëroi paraburgimin për një muaj, për shkak të mundësisë së mundshme të largimit nga Republika e Kroacisë, pra arratisjes. Sot ai nuk dha asnjë dëshmi”, tha ai.

Ndërkohë, mësohet se shoferi pas arrestimit e pranoi se për një moment e kishte zënë gjumi në timon, edhe pse kishte vetëm 30 minuta që kishte ndërruar me kolegun e tij. Mediat kroate shkruajnë se në bazë të ligjeve vendase shoferi nga Kosova rrezikon maksimumi 15 vite burg për aksidentin që shkaktoi.

 

ME TE LEXUARAT