Armë, drogë dhe municione në banesë, përfundon në burg Vali Corleone
Lajmifundit
/
15 Prill 2021, 14:22
Showbiz

Arrestohet i ashtunjohuri Princ Valentino Corleone, pasi iu gjetën në banesë armë, municione, dhe drogë të llojit kokainë. Lajmi u bë me dije nga mediat kosovare ku bëjnë me dije se Corleone u arrestua një ditë më parë.
Konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan, bëhet me dije se gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar armë, municione, si dhe drogë
Mësohet se Vali Corleone është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj të njëjtit do të bëhet edhe kërkesa për masën e sigurisë.


