Ronaldo këshillon Pirlon për formacionin e ndeshjes, kërkon skemën me 3 sulmues

Sport

Ronaldo këshillon Pirlon për formacionin e ndeshjes, kërkon

Kristiano Ronaldo bëri shumë zhurmë fundjavën e kaluar thjesht duke hedhur një fanellë në tokë, por edhe pse pas çdo gjesti të tij jo të bukur është e lehtë që pluhuri i dendur të ngrihet në ajër, lidhur me skepticizmin që ai ka për të ardhmen, nga “Kontinaza” duket se vjen një reagim i portugezit. Sipas asaj që raporton “TuttoSport”, 36-vjeçari jo vetëm që nuk ka dashur të ngrejë asnjë polemikë me Juven, por ka qenë dëshira e tij për të shënuar dhe për të siguruar sa më shpejt “Këpucën e Artë” në Serinë A dhe objektivin Champions.

 

Madje, burimi në fjalë flet se lideri bardhezi Ronaldo, duke parë edhe transfertën e vështirë të së dielës pasdite, i ka kërkuar “Maestros” që të hedhë në fushë të gjithë artilerinë e rëndë në sulm. Përveç Moratës, Kristiano kërkon edhe Dibalën nga minuta e parë ndaj Atalantës, për të pasur shumë mundësi goditjeje, pa harruar edhe Federiko Kiezën që lëviz në të majtë të mesfushë. Dhe nisur nga kërkesa në fjalë e portugezit, trajneri Pirlo ka marrë shënimet dhe i ka provuar të tre “tenorët” e tij në seancën e djeshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, një tjetër çështje në familjen bardhezi është edhe Paulo Dibala. Dhe ndoshta për t’i dhënë një sinjal drejtorit Paratiçi, i cili pas ndeshjes me Xhenoan i lëshoi një apel të qartë numrit 10 se për rinovimin dhe rrogën më të lartë që kërkon ai (aktualisht fiton 7.5 milionë euro) situata është tepër e vështirë, vetë argjentinasi duket se jep një indicie. Në “Instagram”, 27- vjeçari ka ndryshuar foton e profilit, duke vendosur një pamje në të cilën ai duket me shiritin e kapitenit në krah dhe ndoshta nuk ka qenë një zgjedhje rastësore. Ndoshta Dibala kërkon që të vazhdojë gjatë të Juvja, ndoshta është gati që të rinovojë pa rritje page dhe mbi të gjitha kërkon të shkruajë të ardhmen e tij nën ngjyrat bardhezi, jo vetëm si numër 10, por edhe si kapiten i të ardhmes te Juventusi./Panorama

 

ME TE LEXUARAT