Antonela publikon foton me Atdheun: Ata nuk na përballojnë dot

Para disa javësh në “hasmëri”, sot Atdheu dhe Antonela duan të njihen bashkë. Një ditë më parë ishte takimi i tyre, ku u panë lojra, biseda serioze, prekje dhe flirtime. Këtë takim në studio askush nuk e priti mirë dhe Antonela u sulmua pothuajse nga të gjithë.
Por, Antonela duket se nuk i merr për bazë. Në InstagramStory, ajo publikoi një foto me Atdheun para emisionit dhe shkruan:
“Binjakët nuk kanë një sjellje, ata kanë një personalitet që ju nuk mund ta përballoni.”

Të dy konkurrentët janë të shenjës së Binjakëve në horoskop dhe këtë detaj Antonela e ka vënë re që në fillim duke qenë një arsye më shumë për tu njohur me konkurrentin nga Kosova.


