Lukashenko zbardh bisedën me Putin: I kërkova të mos e vriste Prigozhin

Bota

Lukashenko zbardh bisedën me Putin: I kërkova të mos e vriste

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko tha se i kishte kërkuar homologut rus Vladimir Putin të mos eliminonte kreun e Ëagner, Yevgeny Prigozhin.

“I thashë Putinit: ne mund ta vrasim, nuk është problem. Ose në provën e parë ose në të dytën. Por unë i kërkova që të mos e bënte”, shpjegoi Lukashenko gjatë një takimi me zyrtarët e sigurisë, sipas një video të transmetuar nga kanali Telegram pranë presidencës, Pool Pervogo.

Më herët presidenti bjellorus konfirmoi se lideri i Ëagner-it, Yevgeny Prigozhin mbërriti në Bjellorusi.

“Shoh që Prigozhin po lëviz me avionin e tij. Po, në fakt ai është në Bjellorusi sot,” u shpreh Lukashenko sipas televizionit publik të Bjellorusisë.

Po ashtu, Lukashenko bëri të ditur se e paralajmëroi shefin e Ëagner, Yevgeny Prigozhin se forcat e tij do të shkatërroheshin nëse ata vazhdonin marshimin e tyre drejt kryeqytetit rus.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion