“A ndjen dashuri për dikë?”, Ana Lleshaj “hedh” poshtë Arsimin

Ana Lleshaj dhe Arsimi, të dy ish- konkurrentë të “Përputhen” u përfolën se ishin në një lidhje dashurie. Asnjëri prej tyre nuk e mohoi, madje dhanë edhe disa prova që mes tyre ka diçka, mes tyre edhe videoja e djalit të Arsimit, ku i thotë Anës se e do shumë.
Ndërkohë, Ana, në Instagram ask, është pyetur nëse ndjen për dikë dhe me një video, ajo duket se mohoi ndjenjën që ka për Arsimin, ose ndoshta është thjeshtë fillimi dhe është herët për të folur për këtë ndjenjë.
“Të jem e sinqertë, nuk e di, ndoshta ose po…jam pak konfuze dhe besoj kam të drejtë”, është përgjigjur Ana.
Arsimi u shkëput nga emisioni sepse sipas tij, do largohej në Zvicër për disa vizita të djalit, në një kohë që edhe Ana la punën në emision.


