U shfaq nudo në mbledhjen “Zoom”, reagon deputeti kanadez (Foto)

Soft

U shfaq nudo në mbledhjen “Zoom”, reagon deputeti kanadez

Gjatë një viti pandemi, shumica e punëve u bë online dhe mbledhjet u bënë në “Zoom”. Kjo metodë ishte e re për të gjithë dhe përgjatë kësaj kohë, shumë skena komike janë parë gjatë mbledhjeve në punë, për shkak të pakujdesisë së mbylljes së kamerës apo butonit të zërit.

 

Pjesë e këtyre skandaleve është edhe Willian Amos, deputeti kanadez që doli nudo në një mbledhje me Zoom të një komisioni parlamentar. MËsohet se 46-vjeçari kishte hapur kamerën pa dashje, në momentin kur po ndërrohej për t’u bërë gati për mbledhjen.

Sigurisht që ai reagoi duke kërkuar falje dhe duke sqaruar këtë gabim. “Videoja u hap kur po vishja rrobat e punës, pasi isha kthyer nga vrapi. I kërkoj falje të gjithë kolegëve. Ishte pa qëllim dhe nuk do të përsëritet më”.

U shfaq nudo në mbledhjen “Zoom”, reagon deputeti kanadez

Por situata ishte komike më shumë sesa problematike. Kolegët e tij nuk e lanë situatën të ikte pa u komentuar. Disa nga ata nuk ndalonin me ngacmimet.

 “Duhet t’i kujtojmë anëtarëve të komisionit, sidomos meshkujve, që kravata dhe xhaketa janë të detyrueshme, por të detyrueshme janë edhe këmisha, mbathjet ose pantallonat.”

ME TE LEXUARAT