A ishte Jozi prezent në ditëlindjen e Loredanës? Xheneta zbulon sekretin: Ka qenë duke...

Showbiz

A ishte Jozi prezent në ditëlindjen e Loredanës? Xheneta zbulon

Romanca e Loredana Bratit dhe Jozefin Markut vazhdon të ndiqet me interes edhe pas daljes nga "BBVA".

Çifti i ka dhënë të gjitha indiciet se po shijojnë romancën e tyre, megjithëse deri më tani nuk kemi parë asnjë dalje të tyre sëbashku.

Po ashtu, në ditëlindjen e Lorit, lindi pytetja nëse Jozi ishte apo jo prezent?! Ai nuk u pa në asnjërën prej videove që qarkullonin në rrjet.

Ndërkohë, të ftuarit që ishin prezent në ditëlindje nxorën disa detaje në emision "Trotuar". Ndër ta ishte Xheneta Fetahu, e cila tha se Jozi ka ardhur deri te dera por nuk është futur brenda në festë.

“Ka qenë dhe e ka uruar deri te dera. Nuk ka dashur që të futet brenda për arsye që ndonjë ish-banor kishte agravuar situatën. Nuk ka dashur që t’i prishë ditëlindjen Loredanës”, tha Xheneta.

E pyetur nëse vazhdojnë të jenë bashkë, Xheneta shton më tej: “Atë nuk mund ta them unë, por po të përgjigjem për pyetjen e ditëlindjes. Po ka qenë dhe e ka uruar. Pyet Loredanën dhe Jozin”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion