Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari, policia i sekuestron 83 doza dro'gë

Aktualitet

Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet
Një 18-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike Cannabis Sativa në doza, kryesisht në afërsi të shkollave. I riu, i identifikuar si Klevis Paplekaj, u kap në flagrancë nga policia gjatë një operacioni të koduar “Impuls”, i zhvilluar në kuadër të planit operacional “Shkolla të pastra”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë sekuestruan gjithsej 83 doza të dyshuara si lëndë narkotike Cannabis Sativa, të cilat dyshohet se ishin përgatitur për shitje, si dhe një celular që i përkiste të arrestuarit.

Operacioni u organizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale për Hetimin në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë. Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, efektivët kanë kryer hetimet dhe ndjekjen e rastit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të institucioneve arsimore.

Sipas Policisë, 18-vjeçari, banues në Ishull-Lezhë, u kap në flagrancë gjatë kontrollit fizik, ku iu gjetën disa doza të dyshuara si Cannabis Sativa, të paketuara dhe të gatshme për shitje.

Kontrollet vijuan edhe në banesën e tij, ku efektivët zbuluan doza të tjera të së njëjtës lëndë narkotike, të cilat dyshohet se ishin përgatitur për t'u shitur.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se i riu ushtronte aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike në qytetin e Lezhës, duke e përqendruar këtë veprimtari kryesisht në zonat pranë shkollave.

Në përfundim të operacionit “Impuls”, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 83 doza të dyshuara si lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe një telefon celular.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për vijimin e veprimeve të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i policisë:

“Lezhë/Finalizohet operacioni i koduar “Impuls”, goditet një rast i shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sativa në doza, kryesisht në afërsi të shkollave.

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 18-vjeçari që kryente këtë veprimtari kriminale.Sekuestrohen 83 doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe celulari i të arrestuarit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale për Hetimin, të DVP Lezhë, në zbatim të planit operacional “Shkolla të pastra”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Impuls”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi K. P., 18 vjeç, banues në Ishull Lezhë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, gati për shitje. Në vijim, gjatë kontrollit në banesë iu gjetën doza të tjera të kësaj lënde, gati për shitje.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas shiste doza të lëndës narkotike Cannabis Sativa në qytetin e Lezhës, kryesisht në afërsi të shkollave.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 83 doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 1 celular.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion