Shiroka-Pula: Kosova duhet të ecë përpara dhe me miqësi të fortë me aleatët tanë

Kosovë&Rajon
Shiroka-Pula: Kosova duhet të ecë përpara dhe me miqësi

 

Justina Shiroka-Pula, presidente e Republikës së Kosovës, ka bërë betimin para deputetëve, duke thënë se do të angazhohet për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

Pas betimit, ajo tha se e pranon me nder të madh dhe me përgjegjësi të plotë detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës.

"Ky mandat nuk i përket vetëm një personi. Ai i përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin shumë breza u sakrifikuan. Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, pa dallim politik, etnik apo shoqëror. Do të punoj për unitet, drejtësi, zhvillim dhe përforcimin e institucioneve tona. Kosova duhet të ecë përpara si një shtet demokratik, i sigurt, me orientim të qartë euroatlantik dhe me miqësi të fortë me aleatët tanë. Do ta mbroj Kushtetutën, interesin e Republikës dhe dinjitetin e qytetarëve tanë. Besoj në Kosovën, besoj në njerëzit e saj dhe besoj se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!", tha ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion