SHBA miraton shitjen e raketave Patriot për Ukrainën, marrëveshja kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve

Bota

SHBA miraton shitjen e raketave Patriot për Ukrainën, marrëveshja

Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të raketave të avancuara për sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, me një vlerë totale të vlerësuar prej 2.1 miliardë dollarësh.

Sipas një njoftimi të Departamentit Amerikan të Shtetit, marrëveshja e mundshme përfshin raketa të tipit Patriot Advanced Capability-3 Missile Segment Enhancement (PAC-3 MSE), të cilat përfaqësojnë një version të avancuar të raketave interceptuese të sistemit Patriot.

patriot_ukraine.png

Në njoftim bëhet e ditur se kontraktori kryesor i mundshëm për këtë marrëveshje do të jetë kompania amerikane e industrisë së mbrojtjes, Lockheed Martin.

Ky zhvillim vjen në kuadër të mbështetjes ushtarake amerikane për Ukrainën, ku sistemet Patriot përbëjnë një nga mjetet e rëndësishme për forcimin e mbrojtjes kundërajrore dhe antiraketore të vendit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion