OBSH: Në Shqipëri, 80% mbijetesë nga kanceri i gjirit

Soft

OBSH: Në Shqipëri, 80% mbijetesë nga kanceri i gjirit

80% e të prekurve me kancer gjiri në Shqipëri i mbijetojnë sëmundjes.

Të dhënat bëhen të ditura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila e klasifikon Shqipërinë të fundit në rajon, së bashku me Maqedoninë e Veriut, për përqindjen e ulët të fitores ndaj kësaj sëmundjeje.

Sipas mjekëve imazheristë, kjo ndodh pasi në Shqipëri sëmundja nuk diagnostikohet në faza të hershme.

“Jemi duke u rritur në diagnostikim. Një nga arsyet kryesore që kemi këto shifra është diagnostikimi në stadet e avancuara të sëmundjes. Sa më herët të kapet sëmundja, sa më stad i ulët të jetë, aq më shumë është shansi, probabilisht, për t’u shëruar. Në të kundërt, kemi këto shifra pastaj, ku jemi më poshtë se rajoni apo ndoshta dhe më gjerë”, pohoi Eduard Muzhaqi, imazherist.

Shumica e vajzave dhe grave paraqiten te mjeku vetëm kur vërejnë një problematikë.

“Janë disa shenja. E para është kur një zonjë prek një gungë, tërheqja e lëkurës, nëse lëkura bëhet gropë kur ti ngre krahun.”

Rastet më të shumta janë te gratë mbi 50 vjeç, por shtim të rasteve ka edhe në moshat e reja.

“Përgjithësisht grupmosha mbi 40, 50-60. Sa më shumë rritet mosha, aq më i madh është shansi për t’u prekur nga kanceri i gjirit.”

Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri gjatë vitit 2025 ka regjistruar 829 raste të reja të kancerit të gjirit te gratë dhe 19 raste te meshkujt.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion