Shantazhoi për vite të tëra 73-vjeçarin për t’i marrë para, 41-vjeçari në Fier përfundon në pranga

Aktualitet

Shantazhoi për vite të tëra 73-vjeçarin për
Një 41-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se prej vitit 2024 kanoste vazhdimisht një 73-vjeçar, me qëllim që t’i merrte një shumë parash.

Sipas hetimeve, i arrestuari, i cili ka precedent penal për krime kundër personit, pretendonte se djali i të moshuarit i kishte borxh shumën e parave që kërkonte.

41-vjeçari Ilir Sherifaj u identifikua dhe u vu në pranga pas hetimeve të kryera me metoda speciale nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Pasurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas kallëzimit të bërë nga 73-vjeçari.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion