“Së shpejti”, Big Brother VIP Albania thyen rrjetin me promon për edicionin e ri, kur pritet

Showbiz

“Së shpejti”, Big Brother VIP Albania thyen rrjetin me promon
Faqja zyrtare e Big Brother VIP Albania ka publikuar një video promovuese për edicionin e gjashtë të spektaklit, duke rikthyer vëmendjen e fansave te reality show-ut më të komentuar.

Në videon e publikuar shfaqet logoja e syrit vëzhgues, simboli i njohur i këtij formati, e vendosur brenda një cope akulli që shkrihet ngadalë.

Krahas videos, faqja ka publikuar edhe mbishkrimin “Së shpejti”, duke lënë të kuptohet se nuk do të presim edhe shumë gjatë për nisjen e spektaklit.

Ky paralajmërim ka ngjallur kureshtjen e publikut, i cili prej kohësh pret të mësojë më shumë rreth sezonit të gjashtë, emrave që mund të bëhen pjesë e shtëpisë dhe datës së nisjes së spektaklit.

Megjithatë, deri më tani nuk është bërë e ditur një datë zyrtare për premierën e Big Brother VIP Albania 6.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion