Rrëzohet një aeroplan i vogël në Gjermani, 2 të vdekur

Bota

Rrëzohet një aeroplan i vogël në Gjermani, 2 të vdekur

Dy persona humbën jetën pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në jugperëndim të Gjermanisë. Policia konfirmoi se të dy personat që ndodheshin në bord vdiqën në aksidentin pranë qytetit Gundelsheim, në landin Baden-Wurttemberg.

Pas përplasjes shpërtheu një zjarr, i cili u shua nga ekipet e emergjencës. Fillimisht goditi një gardh, më pas një pemë dhe përfundoi duke u rrëzuar në një vresht.

Shenjat e regjistrimit të aeroplanit u dëmtuan plotësisht nga zjarri, ndaj viktimat ende nuk janë identifikuar.

Hetuesit e sigurisë ajrore kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion