Shi dhe borë në zonat malore, njihuni me "surprizat" e motit për sot...

Aktualitet

Shi dhe borë në zonat malore, njihuni me "surprizat" e motit

Vendi ynë do të jetë sot nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit dhe do të vijojnë deri në mesditë. Në zonat malore parashikohen edhe reshje dëbore me intensitet të ulët, konkretisht në lartësitë mbi 600-700 metra në verilindje dhe mbi 900 metra në juglindje.

Ndërkohë, gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes do të ketë mjegull të dendur dhe mjegullinë.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi mesatare 6 m/s. Herë pas here, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e saj pritet të arrijë deri në 10 m/s.

 Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 2-4 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion