Rama takohet me ambasadoren e BE-së, ambasadorja de Sousa i dorëzon kryeministrit...

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim zyrtar me ambasadoren e Bashkimit Europian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, ku në fokus të diskutimeve ka qenë procesi i integrimit të Shqipërisë në familjen europiane.
Gjatë këtij takimi, diplomatja e lartë e BE-së i ka dorëzuar kreut të qeverisë Progres-Raportin vjetor për Shqipërinë. Ky dokument i rëndësishëm skanon ecurinë e vendit, reformat e ndërmarra gjatë vitit të fundit, si dhe përcakton detyrat dhe fushat ku kërkohet më shumë punë, me fokus të veçantë te sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, reforma në drejtësi dhe publike.
Pas përfundimit të takimit dypalësh, Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja Sofia Moreira de Sousa do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp nga Kryeministria.
Në këtë dalje për mediat, dy zyrtarët pritet të bëjnë një analizë të detajuar të gjetjeve të raportit, ku ambasadorja do të prezantojë vlerësimet zyrtare të Brukselit për hapat e hedhur nga Shqipëria, ndërsa kreu i ekzekutivit do të paraqesë qëndrimin e qeverisë shqiptare dhe angazhimet për përmbushjen e prioriteteve kyçe të integrimit.


