Shpërthen me eksploziv makina në Elbasan, flakët shkrumbojnë mjetin dhe prekin një tjetër

Aktualitet

Shpërthen me eksploziv makina në Elbasan, flakët shkrumbojnë
Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan, pas një shpërthimi të dyshuar të lëndës plasëse.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të datës 5 nëntor 2026. Dyshohet se një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në njërën prej gomave të para të një automjeti tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases me inicialet A. D..

Si pasojë e shpërthimit, automjeti është përfshirë nga flakët. Zjarri është përhapur edhe te një automjet tjetër tip “Benz”, i cili ishte i parkuar pranë tij, duke shkaktuar dëmtime edhe në këtë mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e incidentit, si dhe për të identifikuar dhe kapur autorin ose autorët e dyshuar.

Deri më tani, Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me motivet e mundshme të ngjarjes

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 02:00 të datës 05.11.2026, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në njërën prej gomave të para të automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. D., i cili si pasojë është përfshirë nga flakët. 

Nga përhapja e flakëve është dëmtuar dhe një automjet tip “Benz”, i parkuar në afërsi të automjetit të shtetases A. D..

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion