Pas shpërthimit të bombolës së gazit, ekspertët paralajmërojnë: Pallati është i rrezikshëm, duhet shembur

Aktualitet

Pas shpërthimit të bombolës së gazit, ekspertët
Kanë mbërritur ekspertët e institutit të ndërtimit në pallatin në Elbasan, i cili një ditë më parë u dëmtua rëndë pas shpërthimit të një bombole gazi në një prej apartamenteve. 
 
Ekspertët kanë deklaruar se ky pallati duhet të shembet pasi është tejet i rrezikshëm dhe i pabanueshëm.

Kujtojmë se pas shpërthimit kati i katërt u shemb dhe ra në katin e tretë, por duke shkaktuar edhe shumë dëme të tjera në pjesë të ndryshme të ndërtesës, siç raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku.

Për fat të keq nga ky shpërthim, kanë humbur jetën dy banorë të këtij pallati, ndërsa disa të tjerë mbetën të asfiksuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion