“Flej pa dert zemër, gjithë radarët i fik për ty!”, publikohen mesazhe të reja mes Vlora Hysenit dhe Agasit

Aktualitet

ddddddddddd.JPG
Të tjera mesazhe dashurie dalin nga dosja romancë tanimë mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit.

“Shpirt mos e përdor atë numrin tjetër sonte se çunat ia kanë çu veshin. Flej rehat. Të du!” i shkruan Vlora Hyseni Ergys Agasit. Ergysi i përgjigjet: Shpirt a ka naj rrezik për djemtë e mi sonte?

“Flej rehat zemër, krejt radarët e shtetit i mbyll për ty!” I kthen përgjigje Vlora Hyseni mesazhit që Ergys Agasi i kërkon informacion nëse ka ndonjë operacion policie për të kapur çunat e tij.

Por nga ana tjetër i sugjeron të mos e përdorë numrin tjetër se ai është në përgjim. Që është një romancë dashurie kjo është shumë e qartë, por të gjithë janë shokuar nga qëndrimet e shefes se SHISH.

Sot Vlora Hyseni do të pyetet nga prokuroret e SPAK për gjithë këto komunikime dhe ndihmën që i ka dhënë Ergys Agasit. Ndërkohë që në ballafaqimin e parë me SPAK ka deklaruar se e ka pasur Ergysin bashkëpunëtor.

Në dosjen AKSHI deri tani kjo është historia më e fortë ku pasioni, pushteti, korrupsioni e krimi bëhen bashkë

ME TE LEXUARAT