“Ka bomba”/ Telefonatat e rreme alarmojnë policinë, raportohen 275 raste në 9 muaj

Përgjatë 9 muajve të këtij viti, në drejtim të policisë janë kryer 275 telefonata të rreme nga qytetarët. Ky numër është më i lartë se për vitin e shkuar, pasi gjatë 2025-ës janë konstatuar 513 telefonata të rreme.
Në mesin e tyre janë dhe thirrjet për lëndë plasëse në institucione apo ambiente të ndryshme. Rasti më i fundit ishte për shkollën “Emin Duraku” në kryeqytet, nga 47-vjeçari Mandi Jatagani, i cili ngriti alarmin për lëndë plasëse.
Pak muaj më parë, po në kryeqytet, një shtetas i huaj ngriti në këmbë policinë, klientët dhe stafin e një hoteli, pasi telefonoi për bombë në parkimin nëntokësor. Nga hetimet rezultoi se i huaji kishte humbur paratë në kazino dhe, në shenjë hakmarrjeje, telefonoi policinë.
Shefi i Sektorit të Menaxhimit dhe Drejtimit të Sallës Operative në Tiranë, Julian Qyta, tregoi për Klan News se si menaxhohen telefonatat. Ai tregoi dhe njësitë që angazhon në raste të tilla.
Për qytetarët që kryejnë telefonata të rreme, nga ana e policisë ngrihen akuzat për njoftim të rremë në organet e rendit dhe për përhapjen e informatave të rreme që ngjallin panik.
Njoftimi i rremë në organet e rendit dënohet me gjobë deri në 1 vit burg, ndërsa përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik dënohet me gjobë deri në 5 vjet heqje lirie.


