Pse nuk po ulen çmimet e naftës me gjithë rimëkëmbjen e eksporteve? Nga 72 në mbi 102 dollarë fuçia

Bota

Pse nuk po ulen çmimet e naftës me gjithë rimëkëmbjen
Pavarësisht sulmeve ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit, eksportet e naftës nga rajoni i Gjirit në Lindjen e Mesme duke përjashtuar Iranin, u rikthyen në nivelet e paraluftës. Sipas firmës së gjurmimit detar Kpler, rimëkëmbja erdhi si rrjedhojë e ndryshimeve në rrugët e eksportit të rajonit.

Të paktën 16.5 milion fuçi me naftë në ditë kaluan nga rajoni përgjatë shtatorit, duke u përputhur kështu me mesataren e para luftës. Megjithatë, rreth 40% e këtyre eksporteve po anashkalojnë Ngushticën e Hormuzit, duke kaluar përmes tubacioneve të tjera në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Por, pavarësisht stabilizimit në rrugët e transportit, çmimet e naftës kanë mbetur ende shumë mbi nivelet e para luftës. Kontratat e naftës së papërpunuar brent për dorëzim në dhjetor u tregtuan me mbi 102 dollarë për fuçi.

Çmimet e naftës në bursa para nisjes së konfliktit kushtonin rreth 72 dollarë fuçia. Ndërprerja e transportit detar përmes Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar tronditje në ekonominë globale, duke nxitur

Irani vazhdon të pretendojë për kontroll mbi rrugën ujore dhe anijet që kalojnë pa autorizimin e tij rrezikojnë të sulmohen. Pavarësisht rimëkëmbjes së eksporteve, ekspertët paralajmëruan se kushtet mbetën larg normales. Një bllokadë amerikane e porteve iraniane vazhdon të kufizojë një pjesë të madhe të eksporteve të naftës së Iranit.

Rimëkëmbja e eksporteve vjen pasi shtatë anëtarët kryesorë të OPEC dhe aleatët e saj, përfshirë Rusinë, ranë dakord të dielën të lënë të pandryshuara objektivat e tyre të prodhimit për muajin nëntor.

ME TE LEXUARAT