Theu lejen 5 ditore dhe nuk u kthye më në qeli, kapet i dënuari Alfred Hoxha

Aktualitet

Theu lejen 5 ditore dhe nuk u kthye më në qeli, kapet i dënuari

Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme të dënuarin Alfred Hoxha i cili një ditë më parë nuk ishte kthyer në burgun e Rrogozhinës pasi i ishte dhënë një leje 5-ditore.

Alfred Hoxha është dënuar nga gjykata me 4 vite burgim për akuzën e “Vjedhjes”.

 Nga ky dënim ai ka kryer 3 vite burgim, ndërsa ka ende për të shlyer edhe 1 vit tjetër.

Në burgun e Rrogozhinës, ai vuante dënimin së bashku me vëllanë e tij, i cili mësohet të jetë dënuar për të njëjtën vepër penale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion