Marjana Koçeku paralajmëron rikandidim për deputete, larg partive tradicionale dhe e hapur ndaj qasjeve të reja

Politikë

Marjana Koçeku paralajmëron rikandidim për deputete, larg

Gjatë një interviste për emisionin “Minuta e Parë” në News24, ajo shpjegoi se po punon për të ngritur një platformë politike që synon të mbledhë qytetarë me parime dhe vlera të përbashkëta.

Lidhur me zgjedhjet e ardhshme, Koçeku konfirmoi se do të jetë sërish në garë për deputete, por ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë si e pavarur.

“Po ndërtoj një platformë politike dhe kam një plan për të ndarë parimet dhe bindjet e mia me njerëz që i kuptojnë dhe ndajnë të njëjtin besim për mënyrën se si duhet të ecë një rrugëtim politik.

Për mua ka rëndësi që të jenë qytetarë të vendit tonë, të gatshëm të japin energjinë e tyre në një rrugëtim me besime të përbashkëta — kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht pjesëmarrje në protestë, sepse për mua vlera është thelbësore.

 Do të kandidoj përsëri për deputete në zgjedhjet e ardhshme; nëse do të jem e pavarur, kjo mbetet për t’u parë. Ajo që është e sigurt është se do të kandidoj sërish si deputete larg partive tradicionale dhe forumeve që kemi parë deri tani politikisht…

Besoj se ka ende kohë për të kuptuar kontekstin social dhe politikën e vendit tonë. Unë qëndroj e hapur ndaj metodave të reja”, u shpreh ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion