Protestuesit sulmojnë me shkopinj Teatrin e Kukullave, thyejnë xhamat dhe hedhin molotovë

Pas përplasjeve të regjistruara më herët me Policinë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një grup protestuesish është zhvendosur drejt sheshit “Skënderbej”, ku janë shënuar episode të tjera tensioni.
Gjatë lëvizjes drejt sheshit, disa prej protestuesve kanë goditur me shkopinj derën e Teatrit të Kukullave. Veprimet janë kryer në momentin kur grupi ka mbërritur në zonën e sheshit, ndërsa nuk dihet nëse objekti ka pësuar dëmtime.
Zhvendosja e protestuesve vjen pas përplasjeve të vazhdueshme me forcat e rendit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku situata ka qenë e tensionuar për rreth dy orë. Pas këtyre incidenteve, një pjesë e pjesëmarrësve kanë vijuar lëvizjen në drejtim të sheshit kryesor të kryeqytetit.
Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse situata do të qetësohet apo do të regjistrohen incidente të tjera në zonën e sheshit “Skënderbej”.


