Protestat shkaktuan 4,38 milionë euro dëme, Tatimet: 138 biznese të prekura

Vijon të rritet numri i bizneseve të prekura nga protestat që raportojnë dëmet e pësuara përmes shërbimit online “Dëmi im”, në portalin e-Albania.
Deri më tani janë regjistruar 138 aplikime, ndërsa vlera totale e dëmeve të deklaruara online arrin në 4,38 milionë euro.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur se gjithnjë e më shumë biznese po përdorin këtë shërbim për të raportuar dëmet e shkaktuara në njësitë e tyre tregtare.
Administrata Tatimore vijon angazhimin për evidentimin e dëmeve të raportuara, ndërsa u bën thirrje subjekteve të prekura që të aplikojnë përmes shërbimit të dedikuar “Dëmi im”.
Aplikimi mund të kryhet online nëpërmjet portalit e-Albania ose në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, www.tatime.gov.al.
Shërbimi është vënë në dispozicion të bizneseve për të lehtësuar deklarimin dhe dokumentimin e dëmeve të shkaktuara gjatë protestave që kanë përfshirë kryeqytetin prej muajit maj.


