Serbia shpall zgjedhjet presidenciale, qytetarët votojnë në datën 27 dhjetor

Bota

Serbia shpall zgjedhjet presidenciale, qytetarët votojnë në
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Aleksandar Çupiç, ka shpallur zgjedhjet presidenciale për 27 dhjetor 2026.

Sipas televizionit publik serb RTS, Çupiç ka nënshkruar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve, duke iu referuar Kushtetutës së Serbisë dhe ligjit për zgjedhjen e presidentit.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votime, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes për legjitimitetin e presidentit të ardhshëm.

Në deklaratën e tij, Çupiç u shpreh se shpreson që qytetarët të kenë një zgjedhje të vështirë mes kandidatëve dhe programeve të tyre.

Zgjedhjet presidenciale duhet të shpallen jo më herët se 60 ditë dhe jo më vonë se 30 ditë përpara datës së mbajtjes së tyre.

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kishte shkurtuar mandatin dhe më 27 shtator kishte paraqitur dorëheqjen, duke hapur rrugën për zgjedhjet e reja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion