Kryebashkiak përmes korrupsionit në zgjedhje, 100 orë punë në interes publik për Kristian Shkrelin e Vaut të Dejës

Politikë

Kryebashkiak përmes korrupsionit në zgjedhje, 100 orë punë
Gjykata e Posaçme shpall fajtor kryebashkiakun e Vaut të Dejës Kristian Shkreli për korrupsion aktiv në zgjedhje duke e dënuar përfundimisht me 100 orë punë në komunitet. 

SPAK kishte kërkuar 1 vit burg në pretencën e saj në përfundim të konkluzioneve pas një gjykimi me procedurë të zakonshme. 

Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar që ndaj tij të vendoset edhe masa plotësuese e ndalimit të ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare, por përfundimisht Shkreli u dënua vetëm me punë në komunitet.

Sipas SPAK, ai dyshohet se u ka premtuar dhe ofruar banorëve të fshatit Stajkë përfitime materiale, konkretisht ndërhyrje për ndërtimin e rrjetit elektrik, në këmbim të votave për Partinë Socialdemokrate (PSD) të Tom Doshit, akuza që kryebashkiaki i ka mohuar vazhdimisht, duke thirrur në proces edhe dëshmitarë që mohuan të jenë ndikuar për orientimin e votës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion