Protesta kundër qeverisë, qytetarët i lënë kryeministrit mesazhin poshtë zyrës: Rama = Krimi!

Aktualitet

Protesta kundër qeverisë, qytetarët i lënë

Qytetarët i kanë lënë një mesazh gjigant kryeministrit Edi Rama, poshtë zyrës së tij, në ditën e 127-të të protestës kundër qeverisë.

 Protestuesit kanë shkruar në shesh mbiemrin e kryeministrit, “RAMA”, i cili nga ana tjetër “pasqyrohet” me fjalën “KRIMI”, duke krijuar mesazhin “Rama = Krimi”.

Mesazhi i qytetarëve vjen edhe si ironi ndaj platformës së re të qeverisë, “Pasqyra Albania”, një nismë e prezantuar pas protestave masive që zhvillohen në Tiranë prej më shumë se katër muajsh.

Protesta e sotme vjen pas 127 ditësh qëndrese të njëpasnjëshme, ndërsa gjatë tubimit qytetarët kanë ngritur çështje që lidhen me qeverisjen, korrupsionin, përfaqësimin politik dhe situatën ekonomike e sociale në vend.

Organizatorët kanë deklaruar se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa për nesër janë paralajmëruar protesta të tjera, përfshirë tubime me pjesëmarrjen e studentëve dhe protesta pranë institucioneve të Kuvendit.

Marshimi në rrugët e Tiranës vijon, ndërsa protestuesit shprehen se do ta vazhdojnë qëndresën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

ME TE LEXUARAT