EMRI / Mori leje të posaçme, i dënuari nuk kthehet më në burgun e Rrogozhinës
Lajmifundit
/
18 November 2026, 21:41
Aktualitet

Një i dënuar nuk është rikthyer më në burgun e Rrogozhinës, pasi kishte marrë leje të posaçme disa ditë më parë.
Aurel (Artir) Hoxha, i dënuar për vjedhje me dhunë, kishte marrë leje të posaçme nga institucioni, por pas skadimit të afatit, ai nuk është kthyer për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.
Hoxhës i kishte mbetur edhe 18 muaj burg, çka pritet t’i rëndohet edhe më tepër pas kësaj shkeljeje, ndonëse tashmë në arrati.
Institucionet përgjegjëse pritet të nisin hetimin lidhur me rastin, duke shqyrtuar të gjithë dokumentacionin që nga miratimi i lejes, deri te rrethanat e largimit të tij.


