Plag'osja në protestë, Prokuroria e Tiranës kërkon të marrë dëshminë e Erjon Vishkullit

Aktualitet

Plag'osja në protestë, Prokuroria e Tiranës kërkon
Prokuroria e Tiranës pritet të thërrasë për të dhënë dëshminë e tij Erjon Vishkullin, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestës së zhvilluar më 24 tetor në Tiranë.

Plagosja e të riut është pjesë e hetimeve që organi i akuzës ka nisur për përdorimin e dyshuar joproporcional të forcës nga efektivët e Policisë së Shtetit.

Kujtojmë që Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin për veprat penale që lidhen me shpërdorimin e detyrës dhe kryerjen e veprimeve arbitrare.

Në kuadër të hetimeve janë administruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të vëna në dispozicion nga Banka e Shqipërisë, si dhe kartela mjekësore e të riut pranë Spitalit Universitar të Traumës.

Një tjetër element i rëndësishëm i hetimit është bashkëpunimi me autoritetet italiane, prej të cilave Prokuroria synon të sigurojë dokumentacionin mjekësor të Vishkullit dhe materialin e nxjerrë gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, për t’iu nënshtruar ekspertizës.

Vishkulli u dëmtua në sy gjatë përplasjes me policinë, pasi dyshohet se u godit nga një plumb gome. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, 28-vjeçari u transportua drejt Italisë, ku iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale në përpjekje për të shpëtuar shikimin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion