Protesta e 127-të në Tiranë/ Tubuesit: “Nuk largohemi nga sheshi pa u larguar Rama”

Është zhvilluar këtë të diel protesta e 127-të në Tiranë, ku protestuesit kanë përsëritur kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.
Gjatë tubimit u dëgjuan thirrje si “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”.
Një prej protestuesve e cilësoi tetorin si “muajin e Belinda Ballukut”, duke kërkuar që ajo të përballet me drejtësinë. “Ne nuk largohemi nga ky shesh pa u larguar kryeministri”, deklaroi një tjetër protestues.
Tubues të tjerë kërkuan që SPAK të dërgojë në Kuvend kërkesën e dytë në lidhje me Belinda Ballukun, ndërsa e cilësuan protestën si një mënyrë për të kundërshtuar atë që ata e quajtën “regjimi 36-vjeçar”.
Në prag të seancës plenare të së hënës, një prej protestuesve bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestë dhe për bllokimin e Parlamentit.


