"Protesta e 117-të kundër qeverisë, qytetari: Do të protestojmë dhe mblidhemi çdo ditë e më shumë

Aktualitet

Capture-214.jpg

Mbahet sot në Tiranë protesta e 117-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, ku qytetarët kërkojnë prerazi largimin e tyre të menjëhershëm.

 Një protestues foli për mikrofonin e News24, duke theksuar se tubimi do të vijojë deri në përmbushjen e plotë të kërkesave të tyre.

“Do të vijojmë protestën deri në rrëzimin e diktatorit më të madh të Ballkanit dhe Evropës!

 Do të protestojmë çdo ditë dhe do të mblidhemi çdo ditë e më shumë.

 I ftojmë studentët dhe të gjithë njerëzit që të mblidhemi sa më shumë të jetë e mundur, në mënyrë që të rrëzojmë këtë qeveri e të mund të vijojmë jetën tonë”, u shpreh ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion