Projektet në Durrës e Lushnjë, mbetjet kthehen në biznes dhe mbrojtje mjedisi

Aktualitet

Projektet në Durrës e Lushnjë, mbetjet kthehen në biznes dhe
Mbetjet po shihen gjithnjë e më shumë si një burim që mund të rikthehen në ekonomi, ndërsa reduktimi i plastikës dhe përdorimi i materialeve tw përshtatshëm me mjedisin janë pjesë e projekteve që po zbatohen në Shqipëri me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Në Durrës, një prej këtyre nismave po aplikohet në sektorin e hotelerisë, ku produktet plastike njëpërdorimëshe po zëvendësohen gradualisht me alternativa të ripërdorshme dhe më pak ndotëse.

Qëllimi është që këto praktika të mos mbeten vetëm në kuadër të projekteve, por të kthehen në modele të zbatueshme edhe nga sipërmarrjet dhe institucionet lokale.

   
Një tjetër shembull vjen nga Lushnja, ku mbetjet e industrisë së ullirit po përpunohen për t’u dhënë një përdorim të ri. Bërsia e ullirit, në vend që të mbetet një mbetje, po shfrytëzohet si lëndë për prodhimin e peletit për ngrohje.

Ekspertët vlerësojnë se këto modele krijojnë një lidhje më të drejtpërdrejtë mes mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit ekonomik. Në këtë mënyrë, reduktimi i mbetjeve shoqërohet edhe me mundësi të reja për bizneset.

Projektet për ekonominë qarkulluese dhe qytetet e jetueshme financohen nga Bashkimi Evropian dhe GIZ, ndërsa zbatimi i tyre synon të ndihmojë Shqipërinë në përafrimin me praktikat dhe standardet evropiane për mjedisin.

Nismat janë pjesë e projekteve EU4GreenGen dhe EU4CELC, në kuadër të Fushatës Rajonale për Menaxhimin e Mbetjeve.

ME TE LEXUARAT