Kamioni përplas të moshuarin me biçikletë në Pogradec, e tërheq zvarrë për disa metra

Aktualitet

Kamioni përplas të moshuarin me biçikletë në
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Drilon, pranë një kantieri ndërtimi të dielën.

Sipas të dhënave paraprake, një kamion që po devijonte drejt kantierit i ka prerë rrugën një të moshuari që po lëvizte me biçikletë, duke e përplasur dhe më pas e tërhequr zvarrë për disa metra.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore pritet të transportohet drejt Tiranës me helikopter.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po heton për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion