Mbushën Europën me drogë, SPAK zbardh akuzat ndaj 16 anëtarëve të organizatës kriminale Çopja-Çela

Aktualitet

Mbushën Europën me drogë, SPAK zbardh akuzat ndaj 16

SPAK ka zbardhur edhe akuzat ndaj 16 të pandehurve që ka dërguar për gjykim në dosjen e organizatës kriminale Çopja-Çela.

Franc Çopjan, Ervis Çelën dhe nëntë të tjerë, SPAK i akuzon për kryerjen e veprave penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 28/1 dhe 334 (paragrafi 1) të Kodit Penal, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të organizatës kriminale, parashikuar nga nenet 287/1, germat “a”, “b” dhe 28/1 të Kodit Penal, “Organizata kriminale”, në formën e organizimit, parashikuar nga neni 333, (paragrafi 1) i Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

–  Albin Çela, Elidon Çela dhe Denis Daja – të akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të organizatës kriminale, parashikuar nga nenet 287/1, gërmat “a”, “b” dhe 28/1 të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333, paragrafi 2 i Kodit Penal; “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

–   Ditjon Pepa dhe Kujtim Gjyla – të akuzuar për veprat penale të “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 287/1, germat “a”, “b” dhe 25 të Kodit Penal.

–  Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim shtetasit Riza Çela dhe Albin Çela edhe për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm”, e kryer në bashkëpunim për qëllime fitimi, parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion