Zgjedhjet/ Nga Berisha te Rama dhe Meta, ja kur do të votojnë liderët politikë sot

Politikë

Zgjedhjet/ Nga Berisha te Rama dhe Meta, ja kur do të votojnë

Në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme që po mbahen sot, më 11 maj, në të gjithë Shqipërinë, pritet që liderët kryesorë të forcave politike në vend të ushtrojnë të drejtën e votës gjatë orëve në vijim.

Kreu i PD Sali Berisha do të votojë në shkollën “Kosova” në Tiranë rreth orës 10:00 ndërsa kryeministri Edi Rama pritet të votojë në zonën e Surrelit, rreth orës 10:30, ndërsa

Në orën 09:15, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, do të hedhë votën në shkollën “Emin Duraku”, në Njësinë 5 të Tiranës. Më pas, në orën 10:00, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, do të votojë në ambientet e IEVP “Jordan Misja”.

Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, do të votojë në orën 08:30, pranë Çerdhes nr. 13 në Njësinë 8, në rrugën Demir Gashi. Po në të njëjtën orë, kandidati i pavarur Adriatik Lapaj do të votojë në Shkollën e Mesme Ekonomike, në rrugën ‘Myrtezim Këlliçi’.

Gjithashtu, në orën 11:00, kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, së bashku me bashkëshorten e tij, do të ushtrojnë të drejtën e votës në shkollën “Dëshmorët e Lirisë”, në Njësinë 5 në Tiranë.

ME TE LEXUARAT