Zgjedhje, tone të ashpra dhe vrasje elektorale/ Ambasadorët i shkojnë në zyrë Metës

Politikë

Zgjedhje, tone të ashpra dhe vrasje elektorale/ Ambasadorët i

Në një klimë të tensionuar parazgjedhore, ambasadorët e SHBA-BE i shkojnë në zyrë presidentit Ilir Meta. Aktualisht, ata ndodhen në Presidencë, ku po diskutojnë me kreun e shtetit, dy ditë para zgjedhjeve.

Një takim i tillë vjen pas toneve të larta të presidentit, drejtuar mazhorancës, akuzave të tij për blerje votash dhe vrasjes së Pjerin Xhuvanit që ndodhi në Elbasan, për të mbrojtur votën.

Meta ka ngritur zërin edhe për patronazhistët dhe në daljet e tij publike, ka paralajmëruar se të dhënat që disponon do t’ua vërë në dispozicion edhe ndërkombëtarëve. Kujtojmë që të enjten, diplomatët e SHBA-BE u takuan me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

ME TE LEXUARAT