Nga vizita në Britani e takimi me Putin, Joe Biden vjen në Europë

Bota

Nga vizita në Britani e takimi me Putin, Joe Biden vjen në

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mësohet se ditën e sotme do të vijë në Europë, në vizitë zyrtare, 8 ditore. Mësohet se ndalesa e parë e presidentit amerikan do jetë në Britaninë e Madhe. Mësohet se ky udhëtim paraqet test për aftësinë e presidentit amerikan që t’i menaxhojë dhe riparojë raportet me aleatët e rëndësishëm, të cilët ishin të zemëruar me ish-presidentin Trump për shkak të taksave tregtare dhe tërheqjes nga traktatet ndërkombëtare.

“A do ta dëshmojnë kapacitetin e tyre kundër kërcënimeve dhe armiqve të ditëve të sotme aleancat dhe institucionet demokratike që e formësuan aq shumë shekullin e kaluar? Unë beson që përgjigjja është po. Këtë javë në Evropë, ne e kemi mundësitë për ta dëshmuar këtë”, shkroi presidenti Biden në një artikull të publikuar në të përditshmen e njohur amerikane, “Washington Post”.

Një ndër takimet më të rëndësishme do të jetë ai me presidentin rus, Vladimir Putin, më 16 qershor në Gjenevë të Zvicrës. Kjo është mundësi që Shtetet e Bashkuara drejtpërdrejt ta paraqesin shqetësimin rreth sulmeve kibernetike, agresionit të Moskës ndaj Ukrainës dhe një varg çështjesh tjera.

Gjatë vizitës në Evropë, presidenti Biden do ta vizitojë edhe Brukselin, ku do të zhvillojë bisedime me liderët e vendeve të NATO-s dhe me zyrtarët e Bashkimit Evropian. Pritet që në agjendë të jenë Rusia, Kina dhe çështja e shtimit të kontributit të vendeve të NATO-s për më shumë mbrojtje të përbashkët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion