"Votat e ardhura nga Greqia të trajtohen veçmas", PD padi në Kolegjin Zgjedhor pas vendimit të KAS!

Politikë

"Votat e ardhura nga Greqia të trajtohen veçmas", PD padi

Partia Demokratike ka dërguar në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor kërkesën për të shfuqizuar vendimin e KAS (Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve) lidhur me votat e diasporës të ardhura nga Greqia.

Kërkesa është dorëzuar nga avokati i PD-së, Marash Logu.

"Votat e ardhura nga Greqia të trajtohen veçmas", PD padi

Një ditë pas zgjedhjeve, kreu i KQZ Celibashi pranoi kërkesën e PD-së për të trajtuar veçmas votën e ardhur nga Greqia. Ndërkohë KAS vendosi që çdo votë e ardhur nga emigrantët në shtetin grek do të numërohej normalisht si votat e tjera të ardhura nga shtetet e tjera. 

PD kontestoi procesin duke pretenduar parregullsi në administrimin e votave nga Greqia si dhe ka ngritur pikëpyetje sa i takon sigurisë që shoqëroi transportimin e tyre nga fqinji jugor drejt Shqipërisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion