E papritur në BBVK 5/ Këngëtarja e njohur hyn sonte në shtëpi!

Showbiz

E papritur në BBVK 5/ Këngëtarja e njohur hyn sonte në

Një e papritur i pret banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5 mbrëmjen e sotme, pasi dinamikave të përditshme do t’u shtohet një atmosferë ndryshe.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, do të hyjë brenda ambienteve të shtëpisë më të famshme për të zhvilluar një koncert për konkurrentët.

Ajo pritet të interpretojë disa nga hitet e saj më të njohura ndër vite, duke u dhënë mundësinë banorëve të shkëputen për pak nga rutina dhe tensionet e garës.

Lajmi është konfirmuar përmes faqeve zyrtare të spektaklit në rrjetet sociale, ku është publikuar edhe posteri paralajmërues. Sipas njoftimit zyrtar, koncerti është parashikuar të nisë rreth orës 22:00.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion