Për herë të parë në Shqipëri, kryeministri britanik Keir Starmer vjen në Tiranë! Zbardhet axhenda

Politikë

Për herë të parë në Shqipëri, kryeministri

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer do të vizitojë nesër Shqipërinë. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili edhe më herët është shprehur se kjo është hera e parë që një kryeministër britanik vjen në Shqipëri në një vizitë zyrtare.

Starmer do të pritet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa në orën 12:40 do të zhvillohet një konferencë e përbashkët. Vizita e Keir Starmer i paraprin edhe Samitit të Komunitetit Politik Evropian, i cili do të mbahet në Tiranë më 16 maj.

Ditën e djeshme, Starmer uroi kryeministrin Edi Rama për fitoren të cilën e cilësoi si historike.

“Urime Edi Rama për fitoren tuaj historike në zgjedhje. Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin për të sjellë rezultate për njerëzit e zakonshëm në të dy vendet tona”, shkroi Starmer në një postim në X.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion